Pages

Tuesday, August 13, 2013

Pune dore,


Mendimi juaj ? :)

Pune dore


Mendimi juaj ? :)

Pune dore


                                                                                    Mendimi juaj ?

Sunday, August 11, 2013

Sa i shtrenjte eshte femija per prindin e kupton vetem kur behesh vete prind



Sa i shtrenjte eshte femija per prindin e kupton vetem kur behesh vete prind

Dashuria e motrës


Ajo e pyeti të motrën: ”Sa gjethe kanë mbetur në pemë?” 

E motra, me lot në sy iu përgjigj:”Përse pyet e dashur?”


Vogëlushja e sëmurë i tha:”Sepse e di që jeta ime do të përfundojë kur të bjerë gjethja e fundit nga pema në bahçe.” 

Motra e madhe iu përgjigj duke buzëqeshur: ”Atëherë do ta shijojmë jetën dhe do të bëjmë ç’të duam. Apo jo?” 

Ditët kalonin dhe vogëlushja e sëmurë e shijonte çdo minutë të jetës së saj me motrën e madhe, luanin, argëtoheshin, qeshnin dhe e shijonin fëmijërinë. Sakaq, gjetet e pemës binin njëra pas tjetrës. Vetëm një gjethe nuk iu dorëzua ndryshimeve klimaterike dhe acarit dimëror. Tek ajo gjethe ishin varur shpresat dhe ishin fokusuar sytë e vogëlushes së sëmurë. Ajo ishte shpresa e vetme e saj. Çdo ditë, nga dritarja e dhomës ajo ndiqte gjethen, pasi e dinte se rënia e saj, do të thoshte fundi i jetës së saj për shkak të sëmundjes. Kaloi vjeshta, erdhi dimri, na la shëndenë dhe dimri dhe gjethja nuk dorëzohej. 

Sigurisht, kjo e lumturoi shumë vogëlushen e sëmurë. 

Ajo kishte filluar të marrë veten sërish, ndihej mjaft mirë. Ajo filloi të ecë dhe vrapojë si më parë. Dukej sikur sëmundja e rëndë ishte zhdukur për të mos u kthyer më kurrë. 

Po gjethja? Si ishte e mundur që nuk kishte rënë nga ai dimër i acartë? Një ditë, u ngjit në pemë që ta prekë atë mrekulli, e cila nuk ishte dorëzuar. Kur arriti ta prekë, u befasua. 

Ajo nuk ishte gjethe normale, por një gjethe plastike, e fokusuar fort pas degës së pemës. Një buzëqeshje i përshkoi fytyrën e saj të njomë. Sigurisht, ishte vepër e motrës së saj të madhe. 

Shpresa është një shpirt i dytë. Nëse nuk e humbasim atë, nuk humbasim asgjë tjetër. Zoti u mbushte gjithmone me shprese!